Sfida vendosëse për Shqipërin dhe Kosovën

Kombëtarja e Shqipërisë në këto momente është duke zhvilluar sfidën vendosëse për kuaflikim në Divizionin B, kundër Bjellorusisë. Shqipëria kërkon 3 pikë dhe fitore në “Air Albania” që të kap vendin e parë në grupin e 4-të të Divizionit C, aty ku qëndrojnë mysafirët me 2 pikë epërsi para sfidës në Tiranë. Ndërkohë, kombëtarja e Kosovës, sonte në orën 10.45 minuta, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të përballet me Moldavinë, në një sfidë ku “Dardanëve” do t’u mjaftojë edhe barazimi për të qëndruar edhe një sezon në Divizionin C. Deri më tani, Kosova ka arkëtuar vetëm 2 pikë, një më shumë se Moldavia që mban pozitën e fundit në grup.

LEXO EDHE:

Back to top button