Mbrojtësi i Interit me “Covid 19”, alarmohet trajneri Konte

Danilo D’Ambrosio, doli pozitiv në testin e fundit të tamponit. Lajmin e konfirmoi edhe skuadra e Interit përmes një kumtese zyrtare. Trajneri Antonio Konte shpreson të mos ketë pozitivë të tjerë në një nga momentet vendimtare të kampionatit.
“FC Internazionale Milano njofton se Danilo D’Ambrosio doli pozitiv për Covid-19 pas testit të kryer dje. Mbrojtësi është tashmë në karantinë në shtëpinë e tij. Grupi zikaltër tani do të ndjekë procedurat e përcaktuara në protokollin sanitar”.
32-vjeçari nga Napoli deri më tani ka shënuar 3 gola në kampionat, shpesh duke qenë vendimtar për fatin e Interit si zëvendësues. Golat e tij ishin në fakt thelbësorë në ndeshjet kundër Fiorentinës, Xhenoas dhe Kaliarit, gjatë sezonit të mirë 2020-2021.