Mbrojtësi i Juventusit, në radarin e Real Madridit

Performanca e Kristian Romero ka tërhequr vëmendjen e Real Madrid, që vazhdon të jetë në kërkim të një mbrojtësi për sezonin e ardhshëm. Argjentinasi po zhvillon një sezon fantastik me fanellën e Atalantës ku luan i huazuar, pasi kartoni i tij zotërohet nga Juventusi.

 

22-vjeçari në 17 paraqitje me skuadrën e drejtuar nga Gasperini ka realizuar edhe dy gola çka ka sjellë edhe interesimin e madrilenëve kundrejt tij.

Drejtuesit e klubit spanjoll e konsiderojnë Romeron si objektivin kryesor për të përforcuar mbrojtjen, në rast të një largimi të Sergio Ramos, i cili nuk ka pranuar ofertën për riovimin e kontratës.

LEXO EDHE:

Back to top button