Mbrojtësi spanjoll dëshiron që të vazhdojë qëndrimin në Paris

" "

Legjenda e Real Madridit, Serhio Ramos është në kërkim të një kontrate të re me Paris Sen Zhermeni. 36-vjeçari iu bashkua PSZH-së nga Real Madrid në një transferim të lirë në vitin 2021, por sezoni i tij i parë me gjigantët francezë u dëmtua nga lëndimet.

Por, pas sezonit të dytë që po zhvillon, mbrojtësi spanjoll është bindur dhe dëshiron të vazhdoj edhe për një vit. Sipas gazetës “Marca”, klubi mund të luftojë për të lidhur spanjollin nëse i japin Lionel Mesit një marrëveshje të re për shkak të rregullave të “Fair Play Financiar”. Gazeta spanjolle raportoi se Ramos është bërë “njëri nga liderët e zhveshtores” në Paris dhe PSZH-ja ‘e dëshiron atë’.

Mesi dhe Ramos janë ndër yjet më të paguar të PSZH-së dhe të dyve u skadon kontrata këtë verë Kjo vjen pasi Ramos i dha fund një karriere të shkëlqyer ndërkombëtare që e pa atë të bëhej lojtari me më shumë paraqitje të vendit të tij me 180 paraqitje gjatë 18 viteve.

LEXO EDHE:

Back to top button