Mbroni duart nga ditët e ftohta, ja zgjidhja më e mirë

Gjatë ditëve të dimrit duart janë më të ekspozuara ndaj të ftohtit dhe erës, ndaj lëkura thahet më shumë se zakonisht, plasaritet dhe ndonjëherë rrjedh gjak. Ja se si ta mbroni atë më së miri.

Sapun hidratues
Larja e shpeshtë e duarve me sapunë të fortë mund ta thajë më tej lëkurën, ndaj zgjidhja për ditët e ftohta është sapuni me formulë më të butë, i cili hidraton. Lani duart gjithmonë në ujë të vakët, asnjëherë në të nxehtë apo shumë të ftohtë. Uji i nxehtë shkatërron elasticitetin e lëkurës dhe uji i ftohtë e than atë.

Limoni
Ky frut vepron si një eksfoliant dhe zbut lëkurën. Fërkoni duart me lëvozhgë limoni ose shtrydhni lëng limoni, më pas zhytni duart në të për dy deri në tre minuta. Gjithashtu do të forcojë thonjtë e plasaritur, dhe lëkura do të jetë më e butë dhe më e pastër.

Dorezat
Në dëborë dhe erë, dorezat janë e vetmja mbrojtje e vërtetë për lëkurën. Pra, mos dilni pa to. Përveç kësaj, kur lani enët me detergjentë të fortë dhe kimikate, përdorni doreza gome. Duart tuaja do t’ju falënderojnë pa masë.

Balsami i bërë në shtëpi
Përzieni dy të verdha veze, dy lugë mjaltë dhe dy lugë vaj ulliri, më pas aplikojeni në duart tuaja dhe mbajini për 20 minuta. Më pas i shpëlani me ujë dhe aplikoni një krem, mundësisht me pantenol. Përdoreni balsamin dy deri në tre herë në ditë dhe nëse e mbani në frigorifer, afati i ruajtjes së tij është pesë ditë.

LEXO EDHE:

Back to top button