Janë mbyllur katër objekte gastronomike, Drejtoria e të Ardhurave Publike ka konstatuar një numër të madh parregullsish.
Nga 214 subjekte të kontrolluara, në 30.8%, pra në 66 prej tyre janë gjetur parregullsi sipas Ligjit për Regjistrimin e Qarkullimit në Para të Gatshme.
Për parregullsitë janë shqiptuar 66 gjoba, të cilat do të përcaktohen në varësi të madhësisë së subjektit.
Për katër, respektivisht tre subjekte nga Ohri dhe një nga Struga, për shkak të mos lëshimit të faturave fiskale për herë të përsëritur brenda dy vjetëve, është marrë masa e ndalimit të përkohshëm të aktivitetit.
Inspektorët kanë konstatuar parregullsi në Shkup, Strugë, Ohër, Manastir, Prilep, Tetovë, Gostivar, Shtip, Negotinë, Demir Kapi, Kavadar, Veles dhe Kumanovë.








