Mbyllet lokali në Vrutok, shkeli masat antKovid

Mbrëmë diku rreth orës 21:20 zyrtarë policorë në bashkëveprim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut kanë kryer kontroll në një lokal në fshatin Vrutok të Gostivarit, në pronësi të K.S. 23 vjeçar nga Vrutoku, pas çka është konstatuar se lokali ka punuar dhe brenda tij janë hasur 13 persona bashkë me pronarin. Për shkak të os respektimit të orarit të punës, gjegjësisht mos veprimit në bazë të rekomandimeve dhe protokolleve të miratuara nga Qeveria, objekti në fjalë është mbyllur nga Inspektorati i Tregut, derisa pronari është ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj K.S. do të ngritët padi adekuate.

LEXO EDHE:

Back to top button