Mbyllet marrëveshja, Pjaniç kalon në kampionatin turk

Në top ligat evropiane tashmë është mbyllur afati veror, mirëpo transferimet janë ende të hapura në disa liga si Turqi, Rusi e Argjentinë.

Sipas mediave turke, mesfushori i Barcelonës, Miralem Pjaniç karrierën do ta vazhdojë te skuadra turke e Beshiktashit. Thuhet se marrëveshja mes dy klubeve tashmë është arritur dhe futbollisti është huazuar te Beshiktashi për një sezon.

Mesfushori boshnjak asnjëherë nuk arriti të bëjë pjesë në formacionin e Barcelonës dhe në Turqi ai pritet të ketë më shumë hapësira. 30-vjeçari, po largohet nga Spanja pas vetëm një edicioni kur u transferua nga Juventusi.

LEXO EDHE:

Back to top button