Mbytet jahti luksoz në jug të Italisë

Mbytet jahti luksoz në jug të Italisë

Një jaht 40 metra i gjatë është mbytur pranë brigjeve në jug të Italisë. “Saga”, që u ndërtua në Monako në vitin 2007, po lundronte nga Gallipoli për në Milazzo në ishullin e Siçilisë, gjatë natës së të shtunës. Ndërsa po lundronte pranë gjirit të Squillace, nisën problemet me kapitenin që dha alarmin për rojën bregdetare me anë të një telefonate. Kur mbërriti ndihma nga roja bregdetare, jahti ishte gjysmë i zhytur në ujë, rreth 9 milje larg nga Catanzaro. Katër pasagjerë u evakuuan menjëherë, ndërsa anëtarët e ekuipazhit tentuan deri në fund të shpëtonin jahtin luksoz, por pa ia arritur. Autoritetet italiane kanë nisur një hetim për zbulimin e shkakut që çoi në fundosjen e jahtit./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button