Një i vdekur e mbi 500 raste me koronavirus sot në Kosovë

Një i vdekur e mbi 500 raste me koronavirus sot në Kosovë

Një person ka vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e COVID-19, ka bërë të ditur të premten Ministria e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit, janë regjistruar edhe 519 raste të reja me koronavirus, nga testimi i 1.921 të dyshuarve si të infektuar.

Numri i rasteve aktive në nivel vendi aktualisht është 4.586.

Ndërkaq sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit janë vaksinuar vetëm 46 persona në tërë Kosovën.

LEXO EDHE:

Back to top button