McKennie flet për herë të parë si lojtar i Juventusit


Mesfushori i ri i Juventusit, Weston McKennie e ka përshkruar kalimin e tij te kampionët e Serie A si një “ëndërr të realizuar”.

22-vjeçari nënshkroi një marrëveshje huazimi për një vit me gjigantët e Torinos të shtunën pasi bëri përshtypje me skuadrën e Bundesligës Schalke gjatë sezoneve të fundit.

Ai është nënshkrimi i parë i bërë nga menaxheri i ri i Juventusit Andrea Pirlo, i cili zëvendësoi Maurizio Sarrin në fillim të këtij muaji, si dhe i pari lojtar i Shteteve të Bashkuara që luan për klubin, përcjell lajmi.net.

Duke folur për këtë transferim, McKennie i tha faqes zyrtare të klubit: “Jam shumë i ngazëllyer. Unë u rrita duke parë këta lojtarë, duke i përdorur në video lojëra, ata ishin idhujt e mi”.

”Për mua është një ëndërr që bëhet realitet. Çfarë më vjen në mendje kur mendoj për emrin Juventus? Historia, sigurisht historia dhe kampionët e Italisë, gjithmonë”. /Lajmi.net/

LEXO EDHE:

Back to top button