“Me ardhjen e Ronaldo-s, u detyruam të mos e bënim atë lëvizje”

Ish-mesfushori i Real Madridit, Rojston Drente zbuloi se ata u detyruan të ndalonin kopjimin e Kristiano Ronaldos gjatë stërvitjes së goditjeve të lira, kur superylli portugez u transferua te “Los Blancos” në vitin 2009.

Drente kaloi pesë vjet në klubin e Madridit midis 2008 dhe 2012. Ndërsa ai shpesh kalonte periudha huazimi larg klubit, Drente ishte në ekip kur Ronaldo u transferua në 2009 për një shumë rekord nga Man. Junajted. Drente për “The Sun” foli për ardhjen e Ronaldos.

Real Madrid’s Royston Drenthe, center, Lassana Diarra, left, in action during a training session at the Velodrome Stadium, in Marseille, Monday, Dec. 7, 2009. Real Madrid will face Marseille in a UEFA Champions League Group C soccer match on Tuesday. (AP Photo/Claude Paris)

“Ne fituam kampionatin në sezonin tim të parë në Madrid, dhe unë arrita të luaja një rol të madh edhe në ekipin e parë. Pastaj, në fund të sezonit të ardhshëm, ne patëm verën e ardhjeve të mëdha, me Karim Benzema, Çabi Alonso, Kaka dhe, natyrisht, Kristiano Ronaldo.

 

Do të gënjeja nëse do të thoja se nuk ishim të emocionuar nga kjo, por në të njëjtën kohë, ne ishim vetë lojtarë të Real Madridit. Ishim profesionistë, ishim tashmë një ekip i fortë.

 

Megjithatë, ishte mirë që ata iu shtuan ekipit. Është qesharake, në fakt… përpara se të vinte Ronaldo, përpara se të dinim se ajo marrëveshje do të ndodhte, shumë shpesh pas stërvitjes isha unë, Arjen Roben, Uesli Snaijder dhe disa nga djemtë e tjerë, të gjithë duke ushtruar goditjet e dënimit.

Ne gjithmonë pretendonim sikur ishim Ronaldo dhe kopjonim atë pozë të famshme që ai bënte përpara se të gjuante. Më pas ai u ble nga Real-i dhe ne duhej t’i ndalonim ato stërvitje.

LEXO EDHE:

Back to top button