Zgjedhjet në Shqipëri, voton presidenti Begaj: Zgjedhjet janë për qytetarët

Zgjedhjet në Shqipëri, voton presidenti Begaj: Zgjedhjet janë për qytetarët

Mëngjesin e sotëm (e diele) në shkollën “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë për herë të parë si president i Republikës votoi Bajram Begaj. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, zonja e parë e shtetit, Begaj hodhi votën e tij për kryetar bashki dhe anëtar të këshillit bashkiak.

Pas votimit, Begaj deklaroi se kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë ndërsa ftoi qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e votës.

“Sot është një ditë e rëndësishme në demokraci, është dita e zgjedhjeve dhe unë sot ushtrova detyrën time, detyrën si qytetar, natyrisht që çdo shtetas i Republikës së Shqipërisë me të drejtë vote sot ka ditën që të dëgjohet, që vota e tij të lexohet, fuqia dhe pushteti i votës së tij të bëjë ndryshim…. Këto votime nuk janë të partive politike, këto janë të qytetarëve dhe duhet t’i shërbejnë qytetarëve”, tha Begaj.

Sipas orarit zyrtar, në orën 07:00 janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjet në 61 bashkitë e Shqipërisë, proces i cili do të mbyllet në orën 19:00.

3,650,550 qytetarë me të drejtë vote janë të ftuar që të votojnë për të zgjedhur 61 drejtuesit e rinj të bashkive. 122 545 zgjedhës votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 14 majit.

Në këto zgjedhje garojnë në total 23 907 kandidatë për kryetarë bashkie dhe këshilla bashkiakë.

Konkretisht në garë për kryetarë bashkie janë regjistruar 144 kandidatë, ndërsa 23 763 kandidatë të tjerë garojnë për këshillat bashkiakë.

LEXO EDHE:

Back to top button