Më i miri i huaj në Premier Ligë? Nuk është Kristiano Ronaldo…

Kush është futbollisti më i mirë i huaj që ka luajtur në Angli? Pyetja u bë për deri në vitin 2021 nga “BBCSports” dhe mblodhi më shumë se 250.000 vota. Dhe në “top 5” ka disa surpriza…

Në vendin e pestë, me 6% të votave, ishte  Didie Drogba. Heroi i “Stamford Bridge” bëri epokë te blutë e Londrës, duke shkuar deri në fitimin e Ligës së Kampionëve, aq të lakmuar. Në tetë vite te Chelsea, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë fitoi 4 kampionate, 3 kupa të ligës, 2 “Community Shields” dhe 2 “FA Cup”. Duket se ai ka lënë një përshtypje shumë të mirë te tifozët anglezë.

Në vendin e katërt është dikush që sapo e ka lënë futbollin. Sergio Aguero, te Manchester City nga viti 2011 deri më 2021, ka mbledhur 8% të votave. Madje, argjentinasi ka pushtuar një rekord shumë të rëndësishëm, atë të golashënuesit të huaj më të mirë ndonjëherë në historinë e Premier League, si dhe të katërtin në klasifikimin e përgjithshëm. Por kjo nuk mjafton për të arritur në “Top 3”

I pari që ngjitet në podium është një legjendë e “Old Trafford” dhe në përgjithësi e futbollit anglez, pavarësisht se është… francez. Erik Kantona, te Manchester United nga viti 1992 deri më 1997, merr “medaljen e bronztë” me 12% të votave. Sigurisht i huaji më përfaqësues në futbollin e “Madhërisë së Tij” të viteve 90-të

Në vend të dytë është lojtari që nuk e prisni. Me 14% të votave, Kristiano Ronaldo merr “medaljen e argjendtë”. Vështirë, në ditët e sotme, ta vendosësh portugezin në një pozicion të ndryshëm nga kreu i podiumit. Me mbi 300 paraqitje dhe gati 150 gola për “Djajtë e Kuq”, portugezi megjithatë u njoh si i huaji më i mirë në historinë e klubit nga “Old Trafford”, përpara Kantona-s, por votat në sondazh nuk i mjaftonin për majën.

Në vend të pare është një francez. Tieri Anri dominoi sondazhin me 45% të votave, duke u bërë lojtari më i mirë i huaj që ka luajtur ndonjëherë në Premier Ligë. Sezoni 2003-2004 me Arsenalin peshon shumë, kur “Topçinjtë” kaluan një vit të tërë pa humbur asnjë ndeshje, duke fituar kështu pseudonimin e “të pamposhturit”. Krahasuar me Ronaldon, që nuk ishte makinë golash në atë kohë, francezi fitoi edhe renditjen e golashënuesve më të mirë të Premier Ligë katër herë, tri prej të cilave radhazi.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button