“Më kritikoni mua, mos fyeni familjen time”

Pavarësisht që Granit Xhaka është duke shkëlqyer me “Topçintjë”, ka pasur raste kur është kritikuar shumë, derisa ka arritur edhe te familja. Së fundmi, Xhaka kërkoj që personat që e kritikojnë ta kritikojnë atë, mirëpo jo familjen e tij.

 

“Jam njeri në fushë, nuk është gruaja ime, fëmija im ose familja ime. Nëse dëshiron të më kritikosh, më kritiko. Kam dëshirë t’i takojë ata njerëz, të ulëm afër tyre dhe ti pyes ‘Pse jeni duke i shkruar këto gjëra. Nuk i sheh si mbështetës të klubit, për të mbështetur klubin duhet kur humb, barazon ose fiton. Sigurisht, ti mund të më kritikosh dhe të thuash çfarë dëshiron për futbollin, por jo për personin ose familjen e tij,” tha mes tjerash Xhaka.

Ndërkohë, Xhaka vazhdon të jetë i padiskutueshëm në mesfushë dhe pritet të jetë titullar edhe në ndeshjen ndaj Benfika-s.

LEXO EDHE:

Back to top button