Më në fund fiton edhe Los Anxhelos Lejkers

Skuadra e Los Anxhelos Lejkers regjistroi fitoren e parë në këtë sezon, në triumfuar në sfidën e tretë në terrenin vendas, pasi që mundi Memfisin me rezultat 121 – 118. Karmelo Entoni kishte një mbrëmje të shkëlqyeshme, duke shënuar 28 pikë, prej të cilave pjesa më e madhe ishin nga linja e 3 pikëve, ku Entoni regjistroi 6 tentime të suksesshme.

Me këtë rast, Karmelo Entoni u ngjit në vendin e 9-të të renditjes së basketbollistëve me më shumë pikë të shënuara në NBA, duke kaluar Mozes Mellounin. Entoni Dejvis shtoi 22 pikë, Lebron Xhejms realizoi 19 pikë, ndërsa Rasell Uestbruk mbylli takimin me 13 pikë. Ndërkohë Xho Morant ishte më i dalluari te Memfisi, duke realizuar 40 pikë dhe 10 asiste.

Në takimet e tjera, Bostoni mundi Hjustonin me rezultat 107-97, Njujorku pësoi disfatë ndaj Orlandos me 104-111, ndërsa Filadelfia dhe Sharloti shënuan fitore në transefrtë, duke mundur Oklahomën me rezultat 115-103 dhe Brukilinin me 111-95.

LEXO EDHE:

Back to top button