Me propozim të Filipçes dorëhiqen anëtarët bordi ekzekutiv të LSDM-së

Me propozim të Filipçes dorëhiqen anëtarët bordi ekzekutiv të LSDM-së

Me propozim të kryetarit të LSDM-së Venko Filipçe, zv.kryetarja, nënkryetarët, sekretari gjeneral, sekretarët organizativ si dhe të gjithë anëtarët e bordit eksekutiv të partisë mbrëmë dhanë dorëheqje nga funksionet e tyre. Nga kjo parti thonë se ky akt do të hapë mundësi për kapitull të ri ndërsa vijon rifreskim i kuadrove duke angazhuar persona të rinj me qëndrueshmëri organizative, mobilizim të brendshëm për energji të re të LSDM-së. Në njërën prej seancave të ardhshme të bordit qendror, Filipçe do të propozojë anëtarëte organeve të partisë, ndërsa për funksionet do të zgjidhen personat më kompetent, thuhet në njoftimin e partisë.

“Do të vijojë mbledhje e bordit qendror ku do të zgjidhet udhëheqësia e re, përbërje e re e bordit eksekutiv dhe do të caktohet kongres diku pas vitit të ri ku do të debatohet sipas statutit për rezultatet e zgjedhjeve  e unë do ta propozoj programin për veprimet e mëtejme të partisë. Me ish presidentin e mëparshëm kam komunikim të shpeshtë, shpesh më jep këshilla dhe sugjerime dhe të njëjtat i pranoj me vëmendje sepse janë konstruktive dhe qëllim mira”, deklaroi Venko Filipçe – Kryetar i LSDM-së. /Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button