Me sa duket Mozzik dhe Elvana po na sjellin një bashkëpunim, thuhet se të dy janë në Dubai

Jua kemi thënë dikur, po jua themi sërish: Elvana dhe Mozzik do të sjellin një bashkëpunim muzikor. Të paktën gjasat janë të larta dhe vetë postimet e tyre përkatë janë në anën tonë.

Ishte fillimisht Mozzik ai që shpërndau fotografi në Instagram, më pas edhe Elvana.

Kështu pra alibia sapo u krijua; videoklipi do të ketë pamje nga Dubai. Ishte “Prive” që në nëntor të vitit të shkuar, sipas burimeve do të deklaronte një projekt midis dy artistëve, ndonëse nuk dihej asnjë detaj më shumë.

Një lajm i tillë vjen në një kohë kur Mozzik gjendet në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të rikthimit me Loredanën, ku së bashku me vogëlushen e tyre, Hanën po jetojnë ditë të shënuara. Pas udhëtimit në Milano, që sipas Mozzik-ut është qyteti më i bukur i Italisë, familja udhëtoi drejt Dubait. Ishin postimet në Instagram Story-t përkatëse të të dy artistëve, ato që zbuluan vendndodhjen aktuale të tyre, teksa i vunë vulën të vërtetës se po, janë bashkë dhe të lumtur.

Fansat po prisnin kaq shumë që Loredana dhe Mozzik të publikonin një foto me njëri-tjetrin dhe të ndalonin së publikuari story të ndryshme, por nga i njëjti vend. Dhe diçka e tillë ndodhi? Mozzik shkrepi një fotografi në pasqyrën e makinës dhe pas tij dukej edhe Loredana.

LEXO EDHE:

Back to top button