Më së shumti borë në Kodër të Diellit, më ftohtë në Manastir

Në Kodër të Diellit mëngjesin e sotëm është regjistruar shtresë e dëborës prej 51 centimetrave,  shtresa më e lartë e dëborës për mëngjesin e sotëm në vend, transmeton Alsat. Në Mavrovi Anovi është regjistruar shtresë prej 35 centimetrave, 31 në Topolçani, 30 në Krushevë, 27 në Pozharane, 26 në Manastir, 25 në Dibër, 23 në Tetovë, 21 në Berovë, 20 në Pretor, 18 në Demir Kapi dhe Gjurishte, 17 në Prilep, 10 në Kriva Pallankë dhe Ohër dhe pesë centimetra në Strumicë, Vinicë dhe Kumanovë.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometerologjike në Maqedoni, mëngjesin e sotëm temperaturat më të ulëta janë matur në Manastir -22 gradë, -17 në Shkup-Petrovec, -16 në Berovë, -15 në Kriva Pallankë, Tetovë, Demir Kapi dhe Mavrovë, -14 në Prilep dhe Shtip, -13 në Dibër dhe Kodër të Diellit, -12 në Ohër, Krushevë dhe Kumanovë, -11 në Pretor dhe Pozharane, -10 në Vinicë, -9 në Strumicë, Topolçani dhe Gjurishte, -8 në Shkup-Zajcev Rid dhe -4 në Gjevgjeli dhe Dojran.

 

LEXO EDHE:

Back to top button