Më shumë se 33 mijë palestinezë të vrarë në gjashtë muajt e fundit
Më shumë se 33 mijë palestinezë të vrarë në gjashtë muajt e fundit

Më shumë se 33,000 palestinezë janë vrarë, shumica e të cilëve ishin civilë, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.
Publikimi i fundit demografik i ministrisë nga 5 prilli tregon se më shumë se 70 për qind e të vrarëve ishin gra dhe fëmijë.
Sipas organizatës “Save the Children”, 13,800 fëmijë palestinezë në Gaza janë vrarë dhe mbi 12,009 janë plagosur. Unicef raporton se të paktën 1,000 fëmijëve u janë amputuar njëra ose të dyja këmbët.
Më shumë se 1.7 milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit, sipas Kombeve të Bashkuara, shkruan BBC.