Mësohet klauzola e largimit të Çabi Alonson nga Bajer Leverkuzeni

Çabi Alonso i premtoi besnikëri Bajer Leverkuzenit, të paktën edhe për sezonin e ardhshëm, por tekniku spanjoll nuk pritet të qëndrojë më gjatë në krye të “aspirinave”.

Mediat angleze kanë zbuluar detaje nga kontrata e tij me klubin gjerman, mbi të gjitha kanë zbuluar një klauzolë që e lejon të largohet në fund të sezonit të ardhshëm. Alonso ka një kontratë me Leverkuzenin deri në qershor 2026, por në 2025 trajneri mund të largohet nëse ndonjë klub paguan 15 milionë euro. Kjo është një shifër e rëndësishme, por dhe e drejtë për një nga trajnerët më të përfolur në qarkullim, një trajner që i dha fund dominimit të Bajern Munihut, ndërsa janë në garë me kohë të plotë në të tre frontet.

Gjithnjë, sipas ‘Sunday Mirror’, Bajern Munih, Liverpulli dhe Real Madrid mund të vijojnë negociatat për të joshur Alonson, por për Bajernin dhe Liverpullin diskutimi është pak më ndryshe, pasi këto dy klube nuk e kanë luksin të sakrifikojnë një vit për të pritur Alonson.

Kjo duket më shumë një klauzolë pro Realit, pasi këtë vit, në 2025, pritet që Karlo Ançeloti të largohet nga Madridi. Në fakt, sipas mediave, edhe dëshira e vet Alonso-s kjo është, të drejtojë Real Madridin.

LEXO EDHE:

Back to top button