Më shumë shi në Kriva Pallankë, Tetovë dhe Shkup

Më shumë shi në Kriva Pallankë, Tetovë dhe Shkup

Më së shumti reshje në 24 orët e fundit ka rënë në Kriva Pallankë – 66 litra për metër katror, pastaj në Tetovë – 52, Shkup afër Petrovecit – 18 dhe Shtip dhe Vinicë nga shtatë litra për metër katror, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Moti mbrëmë në pjesët veriore të vendit ka qenë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, më tepër në formë stuhie.

Edhe sot parashihet mot me vranësira të ndryshueshëm, me reshje shiu dhe i paqëndrueshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button