Me sloganin “Le të hanë trëndafila” u mbajt Marshi protestues për të Drejtat e Grave

Me sloganin “Le të hanë trëndafila” u mbajt Marshi protestues për të Drejtat e Grave

Me sloganin “Le të hanë trëndafila” u mbajt Marshi protestues për të Drejtat e Grave e organizuar nga Platforma për Barazi Gjinore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas-8 Marsit. “Gra, Jetë, Liri”, “Sistemi nuk do na shpëtojë”, “Vdekje e Fashizmit, Liri për Gratë” ishin disa nga thirrjet tjera të cilat i brohorisnin protestuesit. Ata theksuan se 8 Marsi nuk është një ditë për gjeste simbolike dhe fraza të vjetruara, por për një luftë feministe për liri, solidaritet dhe autonomi.Marshi nisi nga Salla Universale, vazhdoi para Qeverisë dhe Sheshit Skënderbeu, dhe u përmbyll në Parkun e Gruas.

“Për këtë ju bëjmë thirrje për bojkot të grave, që të bojkotojmë marketetet e mëdha, rrjetet e marketeve, qendrat tregtare, dhe bojkot të të gjitha detyrimeve shtëpiake. Në vend që të na dhurojnë trëndafila, burrat le të ndajnë me ne barrën e punës sonë shtëpiake. Me respekt për fitoret e deritanishme të grave për barazi, por të vetëdijshëm për mungesat e çdo ditshme sistematike që vazhdojnë ta rrezikojnë ekzistencën tonë, krahas bojkotit ju bëjmë thirrje për marshin solidar të grave”, tha një protestuese.

LEXO EDHE:

Back to top button