Mediat, Alan Zhires largohet nga stoli i Kosovës?!

Kombëtarja e Kosovës pësoi disfatë 1-2 nga kombëtarja e Bjellorusisë, në kuadër të eliminatoreve për Europianin e vitit 2024.

Për Bjellorusinë ishte kjo fitorja e parë në një ndeshje zyrtare pas më shumë se dy vjetëve, pasi që ajo e fundit ishte më 27 mars të vitit 2021, ndaj Estonisë me rezultatin 4:2 në kuadër të eliminatoreve për Botërorin “Katar 2022”.

Ndërkohë mediat në Kosovë raportojnë se trajneri Alan Zhires do të largohet nga posti i trajnerit të Kosovës. Ata mësojnë se Zhires kishte ultimatum nga drejtuesit e FFK-së për dy ndeshjet e fundit, ku duheshin dy fitore.

Sipas tyre, gjatë javës vetëm se do të konfirmohet largimi i tij nga posti i përzgjedhësit, ndërsa mund të ketë edhe ndryshime të tjera në postet drejtuese te Kosova A.

LEXO EDHE:

Back to top button