Mediat, Bajrami largohet nga Skenderbeu dhe zbarkon në Çair

Melos Bajrami nuk do të jetë pjesë e kampionatit futbollistike në Shqipëri, në sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi qendror e ka mbyllur bashkëpunimin me Skënderbeun dhe në ditët e kaluar ka pasur disa oferta.

Edhe klube të tjera të Superiores në Shqipëri e kërkojnë, por duket se ka zgjedhur të transferohet në Maqedoninë e Veriut.

Bajrami thuhet se ka arritur marrëveshjen me FC Shkupin, skuadrën kampione të Maqedonisë së Veriut, që do të luajë në eliminatoret Ligës së Kampioëve.

LEXO EDHE:

Back to top button