Mediat bullgare publikojnë dokument me të cilin Bozhinovska deklaron identitetin e saj bullgar
Mediat bullgare publikojnë dokument me të cilin Bozhinovska deklaron identitetin e saj bullgar

Agjencia bullgare BGNES publikoi deklaratën e nënshkruar më 21 tetor 2004 nga Sanja Bozhinovska, ministrja aktuale për Energjetik, Miniera dhe Burime Minerale, në të cilën ajo deklaron se ka “ndërgjegje kombëtare bullgare dhe origjinë bullgare”.
Më 18 tetor të këtij viti, Bozhinovska solemnisht deklaroi se “asnjë shtetas i Maqedonisë (Verior) që ka marrë nënshtetësinë bullgare nuk ndjehet si bullgar”. Ajo pretendon se ka aplikuar për shtetësi bullgare, si dhjetëra mijëra maqedonas të tjerë, vetëm për “arsye ekonomike”. Bozhinovska e quajti procedurën “mashtrim me dokumente të paraqitur nga shteti bullgar”. Në tetor të vitit 2004, megjithatë, në deklaratën kur aplikoi për shtetësi bullgare, Bozhinovska deklaroi se nëna dhe babai i saj Pero dhe Violeta ishin bullgarë, shkruan agjencia bullgare.