Mediat, Dembele largohet nga “Kamp Nou” drejt…

Ousmane Dembele me shumë gjasë do të largohet nga Barcelona. Te klubi ‘Blaugrana’ janë të bindur se sulmuesi francez do të largohet gjatë verës.

Sipas gjasave, te klubi besojnë se 95% francezi nuk do të jetë aty sezonin tjetër. Sipas ‘Mundo Deportivo’, lojtari është i vendosur të largohet dhe si destinacion të preferuar ka Paris Sent-Zhermen. PSZH do ta merrnin kartonin e Dembele-s me parametra zero, pasi lojtari mbetet pa kontratë këto ditë.

Barca ka tentuar gjithçka për të rinovuar me Dembele, por agjenti i lojtarit ishte një nga pengesat. Megjithatë, ka akoma gjasa që diçka të ndryshojë.

LEXO EDHE:

Back to top button