Rekord i ri botëror në garën e kronometrit!

Kampionia e botës në garën e kronometrit, holandezja Ellen Van Dijk, e cila garon me skuadrën Trek-Segafred, ka vendosiur një rekord të ri botëror të orës. Ajo arriti të përshkojë 49km e 254 metra në harkun kohor të 60 minutave, duke përmirësuar ndjeshëm rekordin e mëparshëm të 48 km e 405 metra, të vendosur një vit më parë nga britanikja Los Louden.

 

“Jam shumë e lumtur. Nëse do të ndihesha edhe më mirë, në fundin e garës do të pedaloja më fort, por nuk pata mundësi. Gjithsesi, dhashë maksimumin dhe nuk kam asnjë keqardhje. Falënderoj ata që më mbështetën”, tha Van Dijk.

 

Rekordi i ri u vendos në velodromin e Grenshenit, në Zvicër, në kushte optimale të temperaturës (28 gradë). Në total, çiklistja 35-vjeçare, Van Dijk, zhvilloi 197 xhiro në pistë për të konfimruar se jorastësisht është edhe kampione e Europës, në garën e kronometrit.

LEXO EDHE:

Back to top button