Mediat, Gallatasarai kërkon që të huazojë Elmasin nga Lajpcigu

Mediat turke raportojnë se Gallastarai kanë intensifikuar bisedimet me skuadrën e Lajpcigut për huazimin e Elif Elmasit.

Kampioni aktual i Turqisë, shpreson se do të mbyll këtë lëvizje në ditën e fundit të merkatos verore dhe do të afrojë Elif Elmasin, i cili nuk e ka gjetur vetën te skuadra gjermane.

Kujtojmë se sezonin e kaluar, Elif Elmasi zhvilloi 32 ndeshje dhe arriti që të shënojë 2 gola. Vlera e tij aktuale është 20 mln euro, ndërsa kontrata skadon në vitin 2028.

Në të kaluarën, Elif Elmas ishte pjesë e Fenerbahçes, që më pas të kalojë në radhët e Napolit.

LEXO EDHE:

Back to top button