Mediat, goli i anuluar është i padrejtë dhe i pashpjegueshëm

“Gazzetta dello Sport” propozon moviolën e gjysmëfinales së Kupës së Italisë, Inter-Milan 0-3, që në thelb është analiza e golit të anuluar kuqezi në minutën e 67-të: “Bennacer godet, Kalulu është mbi të gjitha dhe pjesërisht përballë Handanoviç. Megjithatë, ai lëviz shpejt dhe në pamjen e portierit zikaltër është ende një togë lojtarësh, shumë prej tyre të skuadrës së tij. Vendimi përfundimtar për ta konsideruar pozicion jashtë loje Kalulu është i dyshimtë. “Offside” në rastin konkret duket më shumë pasiv se sa aktiv”.

Nga ana e tij, Mario Skoncerti shkroi në “Corriere della Sera” për Inter-Milan: “Lautaro vendosi, sulmuesi më i mirë në fushë. Milani nuk e meritonte një humbje të tillë, shënoi edhe golin që mund të rihapte ndeshjen, por iu anulua me një vendim të padrejtë dhe të pashpjegueshëm.

Në kuptimin që Kalulu nuk e pengoi pamjen më shumë se gjithë turma e lojtarëve zikaltër, që Handanovic kishte përballë. Kalulu nuk mund të konsiderohej në pozicion jashtë loje, sepse në momentin e goditjes së topit nuk ishte para syve të portierit kundërshtar.

LEXO EDHE:

Back to top button