Pilotit të Ferrarit i vjedhin orën me vlerë prej 2 mln euro

Festa e Pashkëve kanë qenë një festë e hidhur për pilotin e Ferrarit, Sharll Lekler. Ai ka qenë viktimë e një vjedhje në zonën e Viarexhio, në Itali. Atij i është marrë nga dora, një orë të personalizuar e markës “Richard Mille”, ku ishin është ngjyrat e flamurit të Monakos, vendlindjes sw tij.

Një orë e tijllë e personalizuar, një vit më parë u shit në ankand me vlerën e 2 milionë eurove. Sipas mediave italiane, piloti ndodhej në Viarexhio bashkë me trajnerin e tij personal Andrea Ferrari. Ai është ftuar nga disa persona për një foto, që më pas i kanë marrë orën nga dura dhe janë larguar me vrap.

Piloti dhe trajneri kanë lajmëruar karabinierët, që kanë arritur dhe kanë nisur hetimet për këtë ngjarje. Lajmin e konfirmoi në rrjetet sociale vetë trajneri i Leklerk-ut, i cili tha se një ngjarje e tillë e ka mërzitur pilotin.

LEXO EDHE:

Back to top button