Mediat greke për votëbesimin e Qeverisë dhe zhvillimet tjera politike në RMV
Mediat në Greqi kanë përcjellë në mënyrë aktive zhvillimet në Maqedoninë e Veriut ditët e fundit, duke filluar me dorëheqjen e paralajmëruar të Zoran Zaev javën e kaluar, deri në kërkesën e djeshme të opozitës për mosbesimin ndaj Qeverisë, njofton MIA nga Athina.
Përveç portaleve informative dhe edicioneve online të mediave greke, pjesë e lajmeve në televizione janë edhe zhvillimet e brendshme politike në vendin tonë.
Mediat në Greqi theksojnë qëndrimet e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për Marrëveshjen e Prespës, përqendrimi i forcave të rendit në Parlament para votimit të së enjtes, por gjithashtu komentojnë se vendi mund të hyjë në krizë politike.






