Mediat italiane: Edin Xheko te Barcelona!

Reprezentuesi i BeH, Edin Xheko, është afër largimit nga AS Roma, ndërsa mediat në Itali e drejtojnë atë në Spanjë, te skuadra e Barcelonës. Katalonasit janë një ndër emrat më të njohur në merkaton që kërkon sulmuesin boshnjak, mirëpo në lojë janë edhe disa skuadra nga Italia dhe SHBA.

Xheko, pritet që javën e ardhshme të ulet me drejtuesit e AS Roma, që të diskutojë rreth qëndrimit të tij në stadiumin “Olimpiko” edhe pse ditë më parë, trajneri portugez, Hoze Murinjo, mes rreshtash deklaroi se nuk do të mbështetet te sulmuesi boshnjak në edicionin e ri.

Kujtojmë se Edin Xheko te skuadra e Romës erdhi në vitin 2015, ndërsa në fanellën e skuadrës nga kryeqendra e Italisë, zhvilloi 256 ndeshje dhe shënoi 118 gola.

LEXO EDHE:

Back to top button