Dy shtetas shqiptarë në Greqi i kanë dhënë fund jetës

Dy shtetas shqiptarë në Greqi i kanë dhënë fund jetës, në një hark kohor me një diferencë prej 10 minutash. Rasti i parë është raportuar rreth orës 13:00, ku një 43-vjeçar i dha fund jetës duke u vetëvarur me litar. Ai u gjet nga nëna e tij, ndërsa bëhet fjalë për një artist të muzikës tradicionale. Mësohet se shqiptari ishte varur në bodrumin e një shtëpie në zonën e Giofyro. Ndërkohë, rasti i dytë u shënua në Tympaki, ndërsa bëhet fjalë për një 63-vjeçar. Ky i fundit kishte telefonuar gruan e tij dhe i kishte thënë; ‘kujdes fëmijët’.

- Advertisements -

Bashkëshortja e tij, e alarmuar nga telefonata kishte kërkuar ndihmën e fqinjëve, të cilët gjetën shqiptarin të varur.

Deri më tani ende nuk dihen arsyet e vetëvrasjes për të dy shtetasit shqiptarë, ndërkohë që policia po heton për rastet në fjalë.

LEXO EDHE:

Back to top button