Mediat, Mançester Siti tërhiqet nga gara për Mesin

Man. Siti tërhiqet nga gara për të firmosur me Lionel Mesin. Gazeta katalanase “Sport” raporton se drejtuesit e klubit anglez nuk do të bëjnë asnjë tentativë për të transferuar në stadiumin “Etihad” yllin argjentinas gjatë verës së ardhshme, pasi Messi e ka bërë tashmë zgjedhjen e tij. Huan Laporta me projektin e tij ambicioz ka bindur 6-herë fituesin e “Topit të Artë” të qëndrojë te Barça edhe për disa vite dhe pse jo ta mbyllë karrierën në “Camp Nou” me Messin që pas disa javësh do të hedhë edhe të bardhën mbi të zezë për të rinovuar kontratën aktuale që i skadon në verë me Barcelonën.

 

 

“Sport” zbulon se Man. Siti nuk do të bëjë asnjë ofertë për yllin argjentinas por do të përqëndrojë vëmendjen te objektiva të tjerë si Halland, Lukaku apo Mbape që pëlqehen shumë nga Guardiola. “Qyetarët”, kanë detyrën për të zëvendësuar edhe Serhio Agueron që ka vendosur të largohet nga Anglia në verë dhe do ta bëjnë një afrim të madh në sulm, por lojtari që do të zbarkojë në “Etihad” nuk do të jetë Messi.

Pikërisht zyrtarizimi i largimit të Agueros nga Man. Siti është një tjetër sinjal tregues se Mesi nuk do të transferohet në Angli, pasi kushti i Leos ishte që të luante në të njëjtin klub me shokun e tij në kombëtare, Agueron.

Për të rinovuar me Barçën, Lionel Mesi i ka treguar kushtet e tij presidentit Laporta ku parësore është ndërtimi i një skuadre të fortë që të luftojë për fitimin e Ligës së Kampionëve, me presidentin e ri që ka premtuar blerje big në merkato.

LEXO EDHE:

Back to top button