KQZ në Shqipëri cakton modelin e fletës së votimit për zgjedhjet e 25 prillit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka vendosur që kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit do të identifikohen me emër në fletën e votimit.

Lajmi u bë i ditur nga kreu i këtij institucioni, Ilirjan Celibashi. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se fonti i fletës së votimit do të jetë i ndryshëm në çdo qark.

“Kandidatët do të identifikohen me emër. Për çdo qark, mënyra e të shkruarit, fonti dhe karakteristikat e tjera të shkrimit do të varet nga numri i kandidatëve për çdo qark”, u shpreh Celibashi.

Në lidhje me këtë vendim, z. Celibashi nënvizoi faktin se subjektet zgjedhore kanë të drejtë ta ankimojnë në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), brenda tre ditësh.

“Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të KQZ-së, kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në KAS brenda tre ditësh, nga shpallja e këtij vendimi”. theksoi ai.

Kryekomisioneri po ashtu bëri të ditur se ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste, e cila kishte propozuar, që kandidatët për deputetë në fletën e votimit në zgjedhjet e prillit të identifikoheshin me numra.

LEXO EDHE:

Back to top button