Mediat ndërkombëtare për tragjedinë në Koçan
Mediat ndërkombëtare për tragjedinë në Koçan

“Tragjedia e flakëve”, “baza për dyshime se ka ryshfet dhe korrupsion, “klubi nuk kishte licencë të vlefshme”, “klubi i paligjshëm”, “klubi i rrethuar nga mure, dalje pa doreza”. Këto ishin disa nga fjalitë kyçe mbi të cilat kanë raportuar mediat ndërkombëtare CNN, BBC, The Sun, Sky News, Associated Press, në tragjedinë vdekjeprurëse të ndodhur në Koçan. Jehona e ngjarjes së rëndë në mediat ndërkombëtare përkon me raportet ndërkombëtare të Departamentit Amerikan të shtetit dhe Komisionit Evropian. Një vëmendje e veçantë për korrupsionin e lartë është kushtuar edhe në raportin e Departamenti Amerikan i Shtetit, por edhe të Komisionit Evropian ku thuhet se Maqedonia e Veriut nuk ka bërë përparim fare në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit. /Alsat.mk