Mediat, Ronaldo refuzon ofertën e Dejvid Bekamit

Në ballinat e mediave angleze, flitet për merkaton e transferimeve dhe në veçanti për lëvizjet e Man. Junajtedit, me Kristiano Ronaldon, i cili iu ofrua Çellsit, çka i tërboi “Djajtë e Kuq”, por jo vetëm. Edhe opsioni amerikan është shfaqur për portugezin, me Inter Miami të Dejvid Bekamin, që mund të bëhet shtëpia e re e CR7. Megjithatë, për momentin Ronaldo nuk po bindet.

Këto janë orë vendimtare për të ardhmen e Kristiano Ronaldos, i dalë nga një sezon jo edhe aq emocionues në radhët e Man. Junajted Nuk mungojnë kërkuesit për kampionin portugez. Sugjerimi më i madh, megjithatë, është ai që e çon te Roma, pavarësisht se e kaluara mes Ronaldos dhe Hoze Murinjos në kohën e Real Madridit nuk ishte tamam e paharrueshme.

Agjenti Horhe Mendes padyshim mund ta lehtësojë këtë operacion i cili për momentin duket qartësisht i komplikuar për shkak të pagës monstruoze të perceptuar nga lojtari. Së fundi, mbani një sy nga Bajern Munihu, i cili ndryshe nga verdhekuqtë do t’i lejonte CR7 të luante përsëri në Ligën e Kampionëve, gjë që nuk e siguroi me Man. Junajtedin në sezonin e fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button