Mediat spanjolli janë të sigurt se kush është fituesi i “Topit të Artë”

Ceremonia e “Topit të Artë” do të mbahet më 30 tetor në Paris, mirëpo kanë nisur të dalin edhe lajmet e para se cili do të jetë futbollisti që do të personalizojë trofeun e rëndësishëm individual. “Dario Sport” nga Spanja, guxon dhe e jep të sigurt se fituesi do të jetë Lionel Mesi, që për herë të tetë do të koleksiononte “Topin e Artë”.

Një triumf që nëse konfirmohet, padyshim do të ishte tejet i vështirë për t’u thyer në të ardhmen me rivalin e tij Kristiano Ronaldo që mbetet në kuotën e pesë trofeve. Lionel Mesi fitoi Kupën e Botës me Argjentinën në Katar, duke rezultuar si udhëheqësi i “Albicelesteve”. “Pleshti” ia doli të fitonte edhe të vetmin trofe që i mungonte në palmaresin e tij, dhe sigurisht kjo mund të ketë ndikuar edhe te votimet për “Topin e Artë”.

Sfiduesi më i madh i Mesit është norvegjezi Erling Haland që nga ana e tij fitoi tre trofe me Man. Siti, mes tyre edhe Ligën e Kampionëve, duke rezultuar si golashënuesi më i mirë i “The Citizens”, ndërsa theu edhe shumë rekorde në Angli.

Megjithatë, sipas spanjollëve këto nuk kanë mjaftuar për të mposhtur Lionel Mesin, që mesa duket do të kurorëzohet në ceremoninë e 30 tetorit, teksa 36-vjeçari e ka zyrtarizuar pjesëmarrjen e tij në event.

LEXO EDHE:

Back to top button