Një kangur tentoi të mbyste një qen, më pas u përlesh me pronarin e tij

Australiani Mick Moloney nga Milduri u gjend dje në një situatë të pazakontë kur iu desh të luftonte me një kangur që tentoi t'i mbyste qenin e tij.

Përkatësisht, ky australian ka qenë në natyrë me dy qentë e tij dhe në një moment ka gjetur një kangur duke tentuar të mbyt një nga kafshët e tij shtëpiake në lumin Murray.

Moloney u përpoq të trembte kangurin, por kur kjo nuk funksionoi, ai u hodh në lumë, vrapoi nëpër ujë dhe u përball me kangurin 2 metra të gjatë.

Me atë rast ai vendosi të përballet me kangurin dhe e goditi për të shpëtuar qenin, por kanguri vendosi të luftojë dhe ata përfunduan duke u grindur.

Mick Moloney tha për mediat se kanguri dukej serioz dhe mjaft i fortë teksa luftonin në ujë. Për fat të mirë, Mick është një instruktor i arteve marciale dhe ish-polic, kështu që ai luftoi me sukses dhe shpëtoi pa lëndime serioze.

Gjatë përleshjes i ka rënë celulari në ujë, por ai ka arritur të regjistrojë momentet kyçe të kësaj situate të pazakontë. Videoja shumë shpejt u bë hit në rrjetet sociale ku njerëzit e admiruan guximin e tij.

@the.tiser A Mildura man has gone viral after he filmed himself rushing into an outback river to save his dog from being “drowned” by a wild kangaroo. Uploaded by the Mildura Martial Arts school in Victoria, the video had been viewed more than 2.5 millions times on Tik Tok in just 10 hours. Unfortunately, the man professed his skills at Brazilian Ju Jitu were “ineffective” after he waded in to save his dog from the “7ft kangaroo”. Would you fight a kangaroo to save your dog? Video: @milduramartialarts1#justaussiethings #kangaroo #aussieanimals #dogsoftiktok #australia #aussiethings ♬ original sound – The Advertiser

LEXO EDHE:

Back to top button