Mediat zbulojnë fajtorin për disfatën e PSZH ndaj Renit

PSZH po rikuperohet nga disfata ndaj Renit, e dyta radhazi në transfertë e skuadrës së drejtuar nga Galtier. Ecuria e sulmuesve dhe në veçanti e Nejmarit, autor i një paraqitje shumë negative, është nën akuzë.

“Si kundër Anzhersit, braziliani u përkul shumë në kërkim të topave dhe u përpoq shumë herë të bënte diferencën i vetëm. Rezultati ishte se ai humbi topa në zona të rrezikshme dhe pothuajse kurrë nuk krijoi ndonjë rrezik në zonën e Rennes. Një paraqitje shqetësuese një muaj larg Bayern-it”, – shkruan “L’Equipe”.

Daniel Riolo, gazetari i RMC Sport, është edhe më i prerë.

“A e kuptojmë se Nejmar, për sa i përket rrogës dhe produktit në fushë, është dështimi më i madh në historinë e futbollit? Nuk mund të mendoj për një dështim më të madh, nëse kam parasysh sa është kostoja e tij. Nejmar bëri mirë në dy ndeshjet e ‘Final Eight” të Ligës së Kampionëve në vitin 2020, por kjo nuk e shpëton atë”.

LEXO EDHE:

Back to top button