Kompanitë duan që Qeveria t’i dëgjojë më shumë

Kompanitë duan që Qeveria t'i dëgjojë më shumë

Gazetar: Ile Petreski

Biznesi ka kërkuar nga Qeveria, që t’i përfshijë më shumë në përgatitjen e ligjeve dhe rregulloreve të tjera. Nëse fjala e fundit e ekonomisë është se diçka nuk shkon, duhet merret seriozisht dhe politikanët të mos sjellin ligje që nuk i përshtaten sektorit privat. Nga Oda Ekonomike thanë se në të ardhmen takimet mes biznesmenëve dhe autoriteteve duhet të jenë thelbësore dhe jo vetëm formale.

“Duhet të ketë një partneritet thelbësor mes komunitetit të biznesit dhe politikëbërësve ekonomikë. Prandaj, diskutimet gjatë miratimit të ligjeve dhe rregulloreve duhet të jenë thelbësore, dhe të tentohet të arrihet një konsensus për masat”, tha Gligor Bishev, Oda e Tregtisë.

Zëvendëskryeministri i Ekonomisë pranon se nevojitet një komunikim më i madh, dhe më i mirë me Odat e Tregtisë.

“Ne duhet të përcaktojmë së bashku nëse është e mundur të kalojmë nga mos konsultimi fare, në pajtueshmëri të plotë. Është një proces që duhet ta bëjmë natyrshëm”, u shpreh Fatmir Bytyqi -Zëvendës Kryeministër i Ekonomisë.

Biznesi i kërkoi Qeverisë që këtë vit të fokusohet tek ekonomia dhe t’ua lërë historianëve historinë. Vetëm kështu Maqedonia nuk do të frikësohet për fatin e të rinjve, nëse ata do të largohen nga vendi apo jo. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button