Ishte 10 tetori 2022 kur Man. Siti zyrtarizoi blerjen e një prej talenteve më të kërkuar të Evropës, Erling Haaland. Talenti norvegjez, pas një super sezoni te Borusia Dortmund, u bë objekt i dëshirës së klubeve më të mëdha në botë, por “qytetarët” ishin më të suksesshmit për ta rrëmbyer. Edhe sot, sfondi i transferimit të tij vazhdon të bëjë bujë…
Gazeta “Times” raportoi se posedon dokumentet zyrtare të operacionit “City-Haaland”. Kjo media angleze thotë se klubi i Mançesterit ka paguar më pak se sa pritej, 75 milionë euro.
Në vend të kësaj ka paguar “vetëm” 60 milionë në arkat e Dortmundit. 40 milionë euro kanë përfunduar në xhepat e përfaqësuesit të qendërsulmuesit norvegjez, shumë e cila më pas u nda mes Agjencisë “AS”, që i përket babait të Haaland, Alfie, dhe “One Sarl” e “Tatica Sarl”, agjenci të udhëhequra nga Rafaela Pimenta pas ndarjes nga jeta të Mino Raiola.








