Mediat, Zhiru do të jetë “I vetmi” në sulmin e Milanit

“Gazzetta dello Sport” në numrin e sotëm fokusohet edhe te Milani, gati për të dalë në fushën e “San Siros” kundër Veronës për ndeshjen e pestë të Serisë A. Edhe këtë herë “Djalli” do të mbështetet në përvojën e Olivier Zhiru, i thirrur për të udhëhequr sulmin e kuqezinjve. Francezi, i cili brenda një jave do të mbushë 37 vjeç, mbetet garancia e vetme e golave në repartin e avancuar të Stefano Piolit. Gjatë konferencës për shtyp, trajneri i kuqezinjve deklaroi se ZHiru është shumë mirë dhe nuk ka asnjë problem.

Megjithatë, ish-lojtari i Arsenalit do të duhet të menaxhohet dhe për këtë arsye duhet edhe të pushojë. “Trashëgimia” e tij do të duhet të merret nga Joviç, i cili sipas mendimit të Piolit do të rritet, pavarësisht mungesës së ritmit për momentin.

Trajneri i Milanit mbetet i sigurt për kontributin që do të mund të japë serbi në të ardhmen, një deklaratë që sigurisht vlen edhe për Okafor. Megjithatë, të dy do të ulen edhe sot në stol.

LEXO EDHE:

Back to top button