Mediumi i mirënjohur spanjoll “kanos” Kristiano Ronaldon

Përfaqësuesja e Maqedonisë është lajmi i parë jo vetëm në mediat të Maqedonisë , por edhe ato botërore. E gjithë kjo, duket se vjen nga fitorja 1-0 ndaj Italisë , me të cilën, futbollistët e Maqedonisë mbuluan faqet e para në të gjitha gazetat dhe mediat kryesore evropiane dhe botërore.

Maqedonia është në ballinën e të përditshmes spanjole “Marca”, e cila sjell foton e Ronaldos dhe shënjestrimin e Maqedonisë, si vrastare e gjigantëve evropian.

“Vrasësi i gjigantëve po kërcënon Ronaldon”, është titulli i ballinës të një prej mediave më të famshme botërore.

 

 

Maqedonia sonte është mysafire e Portugalisë në Porto në sfidën që nis në orën 20:45. Një tjetër befasi do të thot kualifikim në Kupën e Botës në Katar, dhe kjo ndoshta do të sjellë shumë faqe të tjera për kombëtaren e Maqedonisë.

LEXO EDHE:

Back to top button