Portugalia, me dy ndrrime në formacionin bazë

Mediat në Portugali kanë zbuluar formacionin e trajnerit Fernando Santos. Ai duket se do të bëj dy ndryshime për sfidën me Maqedoninë, në përballjen finale të plej offit për Botërorin “Katar 2022”.

Sipas mediave portugeze, Zhoao Kansello, i cili nuk u lejua të luajë në duelin me Turqinë, për shkak të pezullimit, do të jetë sot në linjën mbrojtëse të vendasve, në pozicionin e mbrojtësit të djathtë, ndërsa Pepe, që u kthye nga izolimi për shkak të “Covid-19”, pritet të merr pozitën e qendërmbrojtësit së bashku me Hoze Fonte.

Pjesa tjetër e skuadrës fo të jetë i njëjti me atë që nisi sfidën e gjysmëfinales kundër Turqisë. Sipas mediave portugeze, trajneri Santos do të nis përballjen me një formacion më të kujdessshëm, 4-1-3-2, me Zhotën dhe Ronaldon në sulm.

Portugalia – Formacioni i mundshëm 4-3-1-2

Diogo Kosta

Kansello, Pepe, Fonte, Guerreiro,

Moutinjo, Otavio, Fernandez,

Bernardo Silva

Ronaldo, Zhota.

LEXO EDHE:

Back to top button