Medvedev: Do të përdorim çdo armë nëse Ukraina tenton të marrë Krimenë

Medvedev: Do të përdorim çdo armë nëse Ukraina tenton të marrë Krimenë

Çdo përpjekje e Ukrainës për të marrë gadishullin e Krimesë do të ishte një arsye për Rusinë që të përdorte “absolutisht çdo armë” kundër Kievit si përgjigje, ka thënë ish-presidenti rus Dmitry Medvedev sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

Duke folur për luftën, Medvedev tha gjithashtu se Rusia nuk po planifikonte të hynte në një konflikt të drejtpërdrejtë me NATO-n dhe përsëriti retorikën se Kremlini ishte i interesuar të zgjidhte krizën e Ukrainës përmes bisedimeve.

Në fillim të kësaj jave, Medvedev, i cili aktualisht është zëvendës-sekretar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha se marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin kishin arritur në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave.

I pyetur nëse kërcënimi i një konflikti bërthamor ishte zbutur, ai pohoi se ai “ishte rritur”.

Çfarë ndodhi në Krime?

Në vitin 2014, Rusia aneksoi ilegalisht Krimenë pas një referendumi të diskutueshëm dhe të refuzuar ndërkombëtarisht. Presidenti Vladimir Putin këmbënguli se Rusia kishte aneksuar Krimenë për të mbrojtur rusët etnikë nga “ekstremistët e djathtë”.

Krimea fillimisht ishte pjesë e Perandorisë Ruse, por në vitin 1954 udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushovi e quajti gadishullin e Krimesë pjesë të Ukrainës.

LEXO EDHE:

Back to top button