Megaoperacion antidrogë, kapet sasi rekord e “të bardhës” në vlerë prej 700 milionë dollarësh, mbi 1300 persona të arrestuar

Megaoperacion antidrogë, kapet sasi rekord e “të bardhës” në vlerë prej 700 milionë dollarësh, mbi 1300 persona të arrestuar

Një operacion ndërkombëtar i koordinuar nga INTERPOL ka zbuluar  shkallën e gjerë të trafikut të drogës në vlerë prej 717 milionë dollarësh dhe arrestimin e 1,333 të dyshuarve në mbarë botën.

INTERPOL njofton se operacioni i gjerë ka rezultuar edhe me kapjen e me më shumë se 291 ton lëndë kimike dhe 35.5 ton lëndë narkotike.

Operacioni i koduar “Lionfish V” i nisur nga 23 qershori deri me 31 korrik kishte për synim zbulimin e trafikimit të drogave të paligjshme përgjatë rrugëve ajrore, tokësore dhe detare në 22 vende në mbarë botën nëpërmjet një qasjeje të koordinuar ndërkufitare, njofton INTERPOL.

1333 arrestimet e bëra gjatë operacionit përfshijnë 25 kombësi të ndryshme, duke nënvizuar më tej se si trafiku i drogës është një problem global që kërkon një përgjigje globale.

Operacioni tregoi se trafikantët përdorin lloje të ndryshme mënyrash transporti për të kontrabanduar narkotikët.

Kimikatet pararendëse janë veçanërisht të vlefshme për organizatat kriminale, sepse ato i lejojnë ato të prodhojnë një furnizim të pafund të drogave sintetike me një marzh fitimi shumë të lartë.

Prodhimi i drogave sintetike nuk mbështetet në faktorë mjedisorë ose të jashtëm si kokaina dhe heroina dhe mund të prodhohet në mjedise urbane pranë qendrave kryesore të transportit, thuhet më tej në njoftimin e INTERPOLIT.

Gjatë operacionit pesë-javor, autoritetet gjetën 1.8 ton ketaminë, 683 kg metamfetaminë dhe 581 kg Captagon.

 

Aty përfshihen gjithashtu:

20.2 ton kokainë, 11.7 ton kanabis, 158 kg heroinë, 65,100 tableta dhe 48 kg Tramadol si dhe 9,500,000 tableta pseudoefedrinë të përdorura për prodhimin e metamfetaminës, dhjetëra armë zjarri, raketa dhe eksplozivë.

Vendet pjesëmarrëse që u përfshinë në këtë operacion ishin: Australia, Bahreini, Brazili, Kamboxhia, Kolumbia, India, Indonezia, Iraku, Japonia, Jordania, Malajzia, Maldivet, Maroku, Nigeria, Omani, Filipinet, Katari, Sri Lanka, Siria, Tajlanda, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

LEXO EDHE:

Back to top button