Meghan dhe Harry do të ndajnë çmime, njësoj si mbretëresha Elizabeta

Meghan Markle dhe Princ Harry po planifikojnë të organizojnë një event për ndarje çmimesh, njësoj si mbretëresha Elizabeth. Duka dhe Dukesha e Sussex do të nderojnë me çmime njerëz, shoqata dhe kompani që flasin për çështjet e tyre të preferuara.

Në disa dokumente gjykate të siguruara nga “The Sun” thuhet se Meghan dhe Harry do të përqëndrohen kryesisht në personazhe të spikatur në fusha të ndryshme. Skema e ndarjes së çmimeve do të drejtohet nga fondacioni Archewell i Dukës dhe Dukeshës, të cilin ata u përpoqën ta regjistronin si markë në muajin mars.

Ata që fitojnë çmime nga Mbretëresha Elizabeth vendosen nga komitetet e përbërë nga nëpunës të lartë civilë dhe njerëz të pavarur nga qeveria. Meghan dhe Harry vendosën muaj më parë që të shkëputeshin nga familja mbretërore dhe tashmë jetojnë vetëm me djalin e tyre në Kaliforni.

Çifti janë përballur me sfida të shumta këtë kohë, duke nisur nga përballjet me mediat e deri tek aborti i Meghan Markle, të cilin ajo e zbuloi pak kohë më parë.

LEXO EDHE:

Back to top button