Meghan është kujdesur për këto detaje gjatë kohës që ka qenë pjesë e mbretërisë
Alsat
20.08.2020 22:00
Që pasi u bë pjesë e pallatit mbretëror, Meghan Markle nuk mundi të vazhdojë karrierën si aktore apo çdo aktivitet tjetër që kishte mundur të bënte më parë.
Megjithatë burime pranë Markle dhe Harry-t, kanë treguar për ‘People’ se dukesha e Sussex kujdesej për të gjitha shkrimet e pallatit mbretëror në llogarinë në ‘Instagram’.
Meghan ka shkruar përherë lajmërime dhe urime të ndryshme në faqen zyrtare të tyre dhe kjo e ka ndihmuar me kreativitetin e saj.
Kujtojmë se momentalisht Meghan dhe Harry janë shkëputur nga pallati për të jetuar në Santa Barbara, megjithatë Elizabeth ka pohuar se do e mbështesë gjithmonë nipin e saj kudo që ai të vendosë të qëndrojë.